07:33 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ja si do jetë moti sot dhe nesër

Ditën e enjte pritet të ketë intervale më të gjata me diell, megjithëse orëve të pasdites mbetet mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përgjatë viseve malore.


Të premten orëve të pasdites me rrebeshe shiu, e në fundjavë sërish pritet destabilizim i motit, kohëpaskohe me reshje shiu e bubullima, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë.
Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta.

12.08.2020 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Ditën do të ketë zhvillim të vransirave, e pasdite priten edhe rrebeshe të shpërndara shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 30C, e në vise malore 13 deri 23C. Do të fryejë erë e lehtë nga veriu-verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 8.
13.08.2020 – Kryesisht me diell e nxehtë. Orëve të pasdites përgjatë viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 29C, e në vise malore 13C deri 22C. Erë e lehtë nga veriu-verilindja 1-2m/s. Indeksi UV: 8.