23:04 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Ja si do të jetë moti në ditët në vijim

Formimi i ciklonit mbi Itali, në ditët në vijim sjell shtim të vransirave mbi vendin tonë. Ditën e enjte me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit, e zonave të larta malore edhe me borë. Ditën e enjte dhe të premte, do të fryjë edhe erë më e fuqishme nga juglindja. Rryma të ngrohta ajrore që do të depërtojnë nga Mesdheu, do të zmbrapsin masat e ftohta polare që kanë depërtuar ditëve të fundit, e temperaturat gradualisht shënojnë rritje mbi vlera mesatare, në fundjavë edhe mbi 10C.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet edhe nesër në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, por me parashikimn e erërave që do të fryjnë nga dita e enjte, cilësia e ajrit do të ketë përmirësim e do të zbres edhe në vlera të mjaftueshme.

2.12.2020 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Ditën me vransira dhe intervale me diell. Në zona malore në perëndim të vendit, në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta -5C deri 5C, e në vise malore -4C deri 4C. Era do të fryejë e lehtë kryesisht nga juglindja 1-3m/s.
3.12.2020 – Kryesisht me vransira, pasdite edhe me erë juglindore, kryesisht nga rrafshi i Kosovës. Në mëngjes në vise të ulëta, mundësi për mjegull dhe vransira të ulëta. Ditën dhe në mbrëmje edhe me reshje të dobëta lokale shiu. Në zona të larta malore priten edhe reshje bore. Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 8C, e në vise malore 0C deri 3C. Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme juglindore 7-15m/s, e në Dukagjin e lehtë 1-2m/s.