75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 23 Mars 2022 / OSH

Ja si do të shpërndahen të hollat për Ukrainën përmes shoqatës “Nëna Tereza”

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarjen e 100 mijë eurove për të ndihmuar qytetarët e Ukrainës.

Të hollat i shpërndahen shoqatës humanitare “Nënë Tereza”, e cila do merret organizimin/blerjen e produkteve “Made in Kosova”, të cilat më pas përmes transportit rrugor do të nisen për në Ukrainë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj.Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se Kosova është shtet që e kupton luftën për liri dhe drejtësi, dhe kupton secilin qytetarë që detyrohet të braktisë shtëpinë e tij për shkak të një agresori.

“Republika e Kosovës nëpërmjet kësaj ndihme simbolike shpreh solidaritetin dhe përkrahjen për popullin e Ukrainës”, ka thënë ministrja Gërvalla. Me inicimin e MPJD-së, qeveria ka pezulluar vizat për qytetarët e Ukrainës, ka ndarë mjete financiare edhe për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas, dhe gjithashtu Kosova i është bashkëngjitur të gjitha vendimeve sanksionuese që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur Federatës Ruse.