75 Mall Live Search
13:04 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ja si duket asfalti i shtruar para disa javësh!

Në shumë raste anembanë Kosovës na bie të hasim në rrugë të paasfaltuara, por edhe në disa të asfaltuar por jo siç duhet.

Pikërisht në afërsi të hyrjes së Qendrës Klinike Universitare, në Prishtinë është tentuar të modifikohet një pjesë e asfaltit, para pak javësh.

Nëse shikohet tani kuptohet se sa lehtë është prishur sërish kjo pjesë e asfaltuar.

Siç duket puna është bërë thjeshtë “shkel e shko” dhe përfundimi tashmë po shihet./Indeksonline/