75 Mall Live Search
16:51 / E Enjte, 03 Mars 2022 / MSH

Ja si duket qyteti i Çernihivit, pas sulmeve

Çernihivi, një nga qytetet më të mëdha në Ukrainë, është sulmuar sot nga forcat ruse.

Në videon e shpërndarë në rrjete sociale shihet se si ndërtesa të këtij qyteti janë shkatërruar nga sulmet me bombë, teksa ekipet e shpëtimit, në disa ndërtesa tentojnë të fikin zjarrin.

Në anën tjetër, sipas shërbimeve të urgjencës ukrainase, sulmet e sotme në Çernihiv kanë rezultuar me të paktën 22 viktima, transmeton Indeksonline.

Sipas guvernatorit rajonal të Çernihivit, të paktën nëntë persona ishin vrarë nga një sulm ajror në dy shkolla dhe shtëpi private.