Ja si duket shenja STOP në vende të ndryshme të botës [FOTO]
Në vitin 1968, Konventa e Vjenës për Shenjat dhe Sinjalistikën Rrugore ka miratuar dy lloje të shenjës STOP.
Përveç dy llojeve, ata kanë miratuar edhe tri variante të cilat mund të përdoren (foto në vazhdim). Njëri nga llojet është oktogon ndërsa tjetri në rreth.
Versioni final i aprovuar nga Këshilli Social-Ekonomik i Kombeve të Bashkuara, në vitin 1968 ka propozuar diametër 600, 900 dhe 1200mm, propozim ky i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1978, transmeton Express. Shteteve të ndryshme u lejohet që fjalën STOP ta shkruajnë në gjuhën e tyre zyrtare.
Në vazhdim gjeni format e shenjave STOP në vende të ndryshme të botës.