Ja si duket stadiumi i Hamburgut pas festës së tij për ngritjen në Bundesliga

Hamburgu është rikthyer në Bundesligë pas 7 vjetësh pritje.
Fitorja bindëse 6-1 ndaj SSV Ulm 1846, i siguroi Hamburgut matematikisht ngritjen në Bundesligë, ku të cilët tifozë marshuan drejt stadiumit duke festuar.
Por festimet e çmendura të tifozëve e lanë stadiumin e tyre, “Volksparkstadion” në gjendje të mjerueshme.
This is the condition of Hamburger SV’s stadium. Due to the pitch invasion from the fans after promotion to Bundesliga.
— EuroFoot (@eurofootcom) May 14, 2025pic.twitter.com/St3TVvVZxI
Tifozët morën gjithçka duke përfshirë nga bari i stadiumit, karriget e stadiumit dëmtuan stolat ku qëndrojnë skuadrat gjatë ndeshjes, duke e kthyer stadiumin në një kaos.
Hamburgu do të mbyllë rrugëtimin e tyre në Bundesliga 2, në udhëtim te skuadra e Greuther Furthit, që zhvillohet, më 18 maj./IndeksOnline/