18:51 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ja si dy peshkaqenë lënë plagë të tmerrshme në trupin e një njeriu (Video/Foto)

Adam Hoare i cili ka notuar vazhdimisht në detin e Australisë ‘Neë South Wales’ është kafshuar tmerrësisht nga dy peshkaqenë.

Adami, i cili ishte me fëmijët e tij në plazh, tha: “Isha vetëm duke ecur përsëri në plazh në baticë të ulët, kur unë u godita nga prapa. Ndjeja sikur u përplasën në këmbët e mia varka. Ajo më rrëzoi menjëherë këmbët dhe kur hodha shikimin anash pash peshkaqenët që mu hodhën sipër. Unë kisha gjakderdhje serioze nga plagët dhe mezi ecja”  shkruan Daily Mirror, përcjell Indeksonline.

Adami ishte lënë me plagë të tmerrshme të shpimit në këmbë.

 

Pavarësisht se ende po shërohet nga ballafaqimi me peshkaqen, Adami tha se nuk do të ketë hezitim që të kthehet në plazh, ku ai ka notuar gjithë jetën.

Dy peshkaqenë ishin të gjatë katër metra.