00:01 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Ja si e ka prezantuar sot marrëveshjen për Demarkacionin, Hoti në Kuvend (Video)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po akuzon Komisionit për Punë të Jashtme e udhëhequr nga Vjosa Osmani e LDK-së, se ka ndryshuar tekstin e marrëveshjes së arritur ditë më parë nga partitë politike PDK-AAK-NISMA dhe LDK.

Sipas AAK-së, ata kanë arritur marrëveshjen me një renditje tjetër, ndërsa në komision është votuar marrëveshja me një renditje tjetër.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se sot në Kuvend, Avdullah Hoti kur e ka lexuar marrëveshjen nuk ka bërë ndonjë ndarje të nenit 3, në paragrafë apo pikë, gjë e cila është vërejtur në marrëveshjen e votuar nga Komisionit për Punë të Jashtme.

“Hoti ose ka harru ose s’po i kujtohet. Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti e paska publikuar tekstin e asaj që po thotë se e paska lexuar në seancën e sotme.  Ndoshta ka harruar Zoti Hoti, se në seancë nuk ka përmendur as pikë as paragraf, por ka thënë se pjesë përbërëse e këtij ligji janë: Marrëveshja për kufirin; shtetëror 2015; Deklarata e përbashkët e dy presidentëve dhe Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror-për orientim. Ndërkaq në deklaratën e shkruar Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror nuk është përfshirë fare si pjesë përbërëse e Ligjit, por është ndarë me pikë të veçantë”, ka shkruar Nitaj.

Dëgjojeni deklarimin e Hotit në Kuvend i cili fillon nga minuta 53.3./Indeksonline