20:52 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ja si e kishte akuzuar VV-ja partinë e Haradinajt për transportin e votuesve

Në zgjedhjet nacionale të mbajtura në qershor, Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media kishte akuzuar disa persona të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për bartje te personave me makinë për të votuar.

“Në bazë të informatave të pranuara, në vendvotimin 1706c, Shkolla ‘7 shtatori’, Vitomiricë, AAK bën fushatë në afërsi të vendvotimit. Po ashtu, militantë të kësaj partie bëjnë bartjen e personave me makinë për të votuar”, thuhej aso kohe në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosjes.

Por, pesë muaj më vonë, kur ky subjekt u akuza për një veprim të tillë, kreu i VV-së, Visar Ymeri thotë se është krejt normale nëse siguron transport për votuesit.

Po ne i identifikojmë votuesit dhe këta votues i ndihmojmë, nëse nuk kanë mundësi të dalin të votojnë, kjo nuk është e pazakonshme”, ka deklaruar Ymeri në një konferencën për medie.

Visar Ymeri jep përgjigje për transportin e qytetarëve nëpër vendvotime (Video)