17:36 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja si e mbajnë veten në formë dyshja “vrasëse” e Gjilanit, Progni – Bushiq

Gerhard Progni dhe Tomislav Busiç janë dy futbollistët e momentit te SC Gjilani.

Progni dhe Busiç ishin bashkëlojtarë te Teuta e Durrësit në edicionin e fundit, ndërkohë partneritetin e kanë vazhduar edhe te SC Gjilani, duke ‘firmosur’ këtë edicion për ‘kuqebardhët’.

Në nëntë javët e para kampionale ish-dyshja e Teutës së Durrësit kanë qenë më të dalluar te gjilanasit duke kontribuar gjithsej me 9 gola së bashku dhe shumë shërbime të tjera për bashkëlojtarët.

Sikurse Progni, po ashtu edhe Busiç tashmë kanë kaluar të 30-tat, por vazhdojnë të mbeten në formë tejet të lartë.

Arsye për këtë formë është përgatitja e tyre e lartë fizike.

Pas ardhjes te SC Gjilani për dy futbollistët po përkujdeset trajneri i njohur i fitnesit Kreshnik Korça.

Korça është njëri ndër trajnerët më profesional në vend, teksa me përkushtim të madh përkujdeset edhe për dyshen e Gjilanit që ata të jenë në formën e kërkuar.

Dy lojtarët janë tejet të kënaqur me shërbimet që i ofron trajneri gjilanas, teksa besohet se ky është ‘receti’ që po i mbanë ata aktualisht në formë.