75 Mall Live Search
15:14 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja si e përjeton Alissoni rikthimin pas 2 muajsh nga lëndimi!

Skuadra e Liverpoolit ka kumtuar një lajm të gëzueshëm. Portieri Alisson Becker, është rikthyer pas lëndimit, pasi kishte munguar për dy muaj.

Braziliani ishte lënduar në ndeshjen e parë të Premier Ligës kundër Norwich Citytit, transmeton Indeksonline.

Alissoni do të jetë i gatshëm për ndeshjen derbi kundër Manchester Unitedit, që zhvillohet të dielën ngë Old Trafford.

Me gjithë mungesës dymujore në portë, Liverpooli ka bilanc 100% pozitiv në Premier Ligë me 8 fitore në 8 ndeshje. /Indeksonline/