20:56 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja si e transformon Kylie Jenner vajzën 1 vjeçare për Halloween

Festa e Halloween zakonisht është një kohë kur njerëzit vishen në mënyra të çuditshme, qoftë si mostra, njerëz të vdekur ose personazhe të egër, të përgjakshëm, mirëpo Kylie Jenner vendosi diçka ndryshe për vajzën e saj të vogël, shkruan Indeksonline.

Ajo vendosi ta veshë vajzën sikur vetja e saj.

Vajza 1 vjeçare, Stormi dukej mjaft çuditshëm me këtë veshje që e kishte përzgjedhur e ëma e saj.

Kujtojmë që para pak kohe ajo zyrtarizoj ndarjen nga burri njëherit babai i Stormit, reperi Travis Scott. /Indeksonline/