75 Mall Live Search
10:38 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

Ja si e vlerësonte Presidenti Rugova Ramush Haradinajn (Video)

Në kohën kur Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e kryeministrit pas thirrjes që i kishte ardhur nga Gjykata e Hagës, presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova e kishte vlerësuar lart atë.

Rugova atë kohe pati vlerësuar Haradinajn si figurë të shquar në luftën për liri dhe pavarësi. Rugova gjithashtu kishte çmuar gjestin e Haradinajt për të bashkëpunuar me drejtësinë.

“E çmojmë shumë gjestin e kryeministrit Haradinaj që të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës dhe them lirisht si gjithmonë, si të gjitha gjestet e Haradinajt, ky është një gjest i madh patriotik dhe të gjithë e dimë se zoti Haradinaj është një figurë e shquar dhe ishte një figurë e shquar në luftën për liri dhe pavarësi dhe tani edhe në skenën politike në Kosovë”, kishte deklaruar Rugova.