Ja si është dukur Rita Ora në “Met Gala”, më e mirë se të gjitha yjet tjera botërore (Foto)
Mbrëmjen e kaluar është mbajtur “Met Gala” e cila është njëra nga mbrëmjet glamuroze ku marrin pjesë yjet më të mëdha botërore.
Aty nuk kishte si të mungonte dhe ylli shqiptar, Rita Ora. Ajo u shfaqë e veshur me një fustan të gjatë, dantelle me bishtin shumë të gjatë dhe shumë glamuroz. Kurse pamjen e rëndë ia plotësonin edhe dorezat e gjata të kombinuara me një kurorë të madhe mbi kokë dhe çantën ngjyrë të verdh.
Rita Ora mori shumë komente pozitive teksa edhe flokët e saj të gjata dhe të bardha janë ato që ranë edhe më tepër në sy.
Sipas kritikëve të modës, kjo pamje e Ritës ka lënë nën hije shumë yje të tjerë./Indeksonline/