75 Mall Live Search
12:22 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ja si është gjendja e sulmuesit hungarez Varga, pas përplasjes me portierin

Sulmuesi hungarez, Barnabas Varga ka thyer disa kocka të fytyrës dhe pësoi një tronditje pasi u përplas me portierin skocez Angus Gun.

Futbollisti hungarez ra pa ndjenja në fushë pasi u përplas në ajër me Angus Gun, në pjesën e dytë të ndeshjes në Euro 2024, në Shtutgart mbrëmjen e së dielës.

Lojtarët e Hungarisë sinjalizuan shpejt se 29-vjeçari ishte në telashe dhe, pas gjashtë minutash trajtimi, Varga u largua nga fusha me barelë, ndërsa u mbulua me çarçafë që të mos filmohej nga kamerat.

Federata Hungareze e Futbollit publikoi një përditësim mbi gjendjen e Vargas ku thuhet:

“Barnabas Vargas u thyen disa kocka në fytyrë pas përplasjes gjatë ndeshjes dhe ai gjithashtu pësoi një tronditje. Ka shumë të ngjarë t’i nënshtrohet një operacioni. Ai e kaloi natën në spitalin e Shtutgartit. E gjithë skuadra po lutet për të!”