75 Mall Live Search
12:03 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ja si është shtruar me asfalt rruga në një fshat të Gjakovës!

Komuna e Gjakovës javën e kaluar kishte njoftuar se banorët e fshatit Nivokaz i janë gëzuar asfaltimit të rrugës e cila është e gjatë gati dy kilometra, raporton Indeksonline.

“Rrugës së re, sot i janë gëzuar edhe banorët e fshatit Nivokaz. Kjo rrugë është e një gjatësie rreth 1.8 kilometra ndërsa ka kushtuar rreth 117 mijë euro. Edhe kjo rrugë është pritur shumë mirë nga banorët e Nivokazit, të cilët gjatë inaugurimit kanë thënë se tashmë e kanë më të lehtë lëvizjen brenda fshatit”, është thënë në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Por banorët e fshatit e thonë të kundërtën. Ata janë ankuar në Indeksonline pasi sipas tyre shtyllat e energjisë elektrike nuk janë larguar fare nga rruga madje ato kanë mbetur brenda asfaltit duke paraqitur rrezik të madh për qytetarët.

Banorët i kanë bërë apel Komunës së Gjakovës të intervenojnë menjëherë pasi që shtyllat paraqesin rrezik të madh në komunikacion./Indeksonline/