75 Mall Live Search
22:18 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ja si ishte atmosfera në mbledhjen e zgjatur së Qeverisë në Prevallë

Partnerët e koalicionit LVV dhe LDK kanë kaluar gjithë ditën në një mbledhje në një hotel në Prevallë.

Takimi pati për qëllim shndërrimin e planit qeverisës në plan të punës së qeverisë.

Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar tri çështjet për të cilat sot është arritur dakordim dhe janë përmbyllur.

This image has an empty alt attribute; its file name is 13.jpg

Sipas tij janë definuar tri çeshtje: Përmbylljen e Programit Qeverisës 2020- 2023, diskutuan problemet që kanë gjetur  në secilën ministri dhe u dakorduan për masat e menjëhershme që duhet të ndërmarrin.

E atmosferë punë dhe e mirë në mbledhjen e qeveritarëve është parë përmes fotografive që ka shpërndarë zëvendëskryeministri Haki Abazi.

“Planifikim, punë, diskutime, shumë energji pozitive, nië ekip fantastik. #qeveriaKurti”, ka shkruar ai./IndeksOnline/