22:22 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja si ndikojnë ushtrimet tek personat që vuajnë nga diabeti

Sipas një studimi të fundit, të kryer nga Universiteti i Bath dhe Birmingham stërvitjet me stomakun bosh dy orë para mëngjesit ndihmojnë në luftimin e diabetit tip 2 sepse e ndihmojnë trupin të jetë më efikas ndaj insulinës.

Stërvitjet apo ushtrimet gjatë agjërimit ndihmojnë njerëzit e prekur nga diabeti tip 2 të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Studimi kishte përfshirë 30 burra obezë të cilët ishin klasifikuar në dy nëngrupe, të cilët për gjashtë javë njëri grup kishte ngrënë mëngjes para ushtrimeve dhe grupi tjetër nuk kishte ngrënë mëngjes.

Mëngjesi kishte përbërje të lartë të karbohidrateve dhe pijeve të tjera.

Studimi thotë që ushtrimet në stomak të zbrazët është shumë efektiv në krahasim me ushtrimet me stomak të mbushur.

Trupi i njeriut bëhet më efikas tek personat që përdorin insulin që në përgjithëse studimi e sheh si shenjë të mirë shëndeti për personat me diabet tip 2./Indeksonline/