22:01 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ja si ndodhi grabitja në Shtime, në vlerë 20 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në komunën e Shtimes më 28 korrik të këtij viti.

IndeksOnline ka siguruar pamje, ku shihen të dyshuarit duke hyrë në objekt për të kryer veprën.

Sipas burimeve të IndeksOnline, këtë natë hajnat kishin vjedhurë gjësende në vlerë 20 mijë euro.

Në bazë të të dhënave, hajnat kishin marrë 19 shtëpiza të kompjuterëve dhe 3 monitorë.

Ndonëse ka kaluar kohë dhe kamerat kanë qenë funksionale gjatë vjedhjet, Policia e Kosovës ende nuk ka arritur t’i identifikoj kryesitë e veprës.

Rasti ende është duke u hetuar.

Ndryshe, gjatë kohës së pandemisë vjedhjet në territorin e Kosovës janë shumëfishuar.

Në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës nuk mungojnë asnjëherë raportimet për vjedhje./IndeksOnline/