Detaje si ndodhi rasti në Fushë Kosovë

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur detaje se si ka ardhur te incidenti i sotëm në Fushë Kosovë, ku janë lënduar pesë persona, prej tyre dy pjesëtarë Policisë së Kosovës.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se përderisa zyrtarët policor kanë qenë duke e kryer detyrën zyrtare, duke shqiptuar gjoba, para një qebaptore, dy persona të dyshuar, që besohet se janë pronarë të lokalit, kanë dalë me shpejtësi nga lokali dhe kanë filluar të godasin policinë.

Po ashtu burimet kanë bërë të ditur se shkak i nxitjes së kësaj rrahje është se pronarët e qebaptores, e kanë konsideruar si pengesë të punës së tyre praninë e policisë para lokalit.

