21:43 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja si ndotet ajri çdo natë në Prishtinë

Kryeqyteti i Kosovës vitin e kaluar ka rezultuar të jetë në vendin e tretë në botë me ndotje të ajrit.

E niveli i ndotjes së ajrit fillon të ngitet kur fillon të ftohet koha, pasi që qytetarët përdorin thëngjill për t’u ngrohur, shkruan Indeksonline.

Një person ka dërguar një fotografi me ç’rast ka shprehur shqetësimin e tij për ndotjen që po bëhet te “Bregu i Diellit”.

Në fotografi shihet mjaftë qartë se si është ndotur ajri, sipas qytetarit, kjo gjendje është e njejtë çdo mbrëmje.

Ndryshe, dje është bërë lansimi imonitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në disa lokacione të Prishtinës.

Monitorët do të prezantojnë të dhënat në kohë reale për nivelet e ndotjes së ajrit për parametrat SO2, NO, NO2, PM10, PM2.5, O3 dhe CO. Kjo do të ndihmojnë qytetarëve në Prishtinë që të informohen në kohë reale për cilësinë e ajrit./Indeksonline/