15:54 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja si po e përjeton vajza e Astrit Deharit humbjen e babait. Flet nëna e Astritit

Nëna e Astrit Deharit, zonja Xhemile flet për atë se si po i përjeton lajmet e fundit për humbjen e jetës së Astritit, vajza e tij Arsa, e cila ka lindur pas vdekjes së babait.

Ajo thotë se vajza dy vjeçare ka filluar të kuptojë mungesën e babait.

“Vajza ditëve të fundit është më agresive. Po mundohet me nda me neve mërzinë dhe dhimbjen. E di që s’e ka babën. Shkon e viziton te varrezat. E di që aty e ka babën, por ende nuk e kupton se çka ka ndodhur”, tha në intervistën për gazetën LAJM, Xhemile Dehari, nëna e Astritit.

Image may contain: 1 person