Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria sot ndaj Polonisë

Kombëtarja shqiptare zhvillon sot ndeshjen e parë kualifikuese në stadiumin “Naradovi” të Varshavës ndaj Polonisë.
Në këtë takim, kuqezinjtë pritet që të luajnë me një skemë ndryshe nga 3-5-2-shi i Edi Rejës, teksa rreshtimi i ri do të jetë 4-3-3.
Në lidhje me titullarët, në portë i avantazhuar është Tomas Strakosha, kjo edhe për faktin se ai luan mirë topin poshtë dhe kjo është edhe një preferencë e trajnerit Silvinjo.
