75 Mall Live Search
08:57 / E Diele, 21 Maj 2023 / Gj. Sh

Ja si reaguan lojtarët e Cityt kur e kuptuan se janë kampionë të Anglisë (VIDEO)

Manchester City dje edhe matematikisht u shpall kampione e Anglisë për sezonin 2022/2023.

Cityzens arriten të mbronin titullin e kampionit, pasi Arsenali u mposht nga Nottingham Forest me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Kjo fitore ishte e rëndësishme për skuadrën e Nottinghamit, pasi pikërisht në këtë ndeshje siguruan qëndrimin në Premierligë për sezonin e ardhshëm, e duke i bërë nder edhe Manchester Cityt, pasi arriti të shpallet kampion i Anglisë për vitin e tretë rradhazi.

Lojtarët e Manchester Cityt ishin mbledhur së bashku për ta shikuar ndeshjen Nottingham – Arsenal, ku në momentin e përfundimit të ndeshjes, filluan festën.

Ky është titulli i nëntë në histori për Manchester Cityn./IndeksOnline/