75 Mall Live Search
14:34 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / L A

Ja si reaguan lojtarët e Deportivo Mineras kur kuptuan se do të luajnë kundër Real Madridit

Është përcaktuar shorti për rundin e 1/16-tave në Kupën e Mbretit.

Skuadra e ligës së katërt spanjolle, Deportivo Minera do të përballet ndaj gjigantëve spanjoll, Real Madridit.

Në një video të postuar në X, lojtarët e Mineras shihen duke festuar kur kuptuan se do të kenë përballë “galaktikët”.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet më 4 janar të vitit të ardhshëm me orarin e ndeshjes që nuk është caktuar ende./IndeksOnline/