Ja si rrokulliset motori i borës në pistën e skijimit në Brezovicë (Video)

Një aksident me motor bore ka ndodhur në pistën e skijimit në Brezovicë.
IndeksOnline ka siguruar një video nga ky aksident ku shihet motoristi teksa bie në borë e më pas duke e ndjekur pas motorin derisa rrokullisej.
Rasti ka ndodhur në pistë të skijimit ku ngasja e motorëve është e ndaluar rreptësisht.
Për fat të mirë asnjë person nuk është lënduar në këtë rast, ndërsa autoriteteve kompetente u mbetet të përkujdesën më tepër për pistën./IndeksOnline/