Ja si shkoi stërvitja e parë e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës sonte zhvilloi stërvitjen e parë pas grumbullimit për ndeshjet e tetorit.
Trajneri Bernard Challandes nuk e pati tërë skuadrën në dispozicion ngase futbollistët të cilët patën ndeshje të dielën, kanë pushuar në hotelin ku po qëndron ekipi.
Milot Rashica, Bersant Celina, Anel Rashkaj e Fidan Aliti, nuk u paraqitën në stërvitje.
Ndeshjen e parë miqësore Kosova e zhvillon kundër Gjibraltarit të enjten ndërsa të hënën e ardhshme zhvillon ndeshjen kualifikuese kundër Malit të Zi. /Indeksonline/