Ja si u festua sot dhjetëvjetori i pavarësisë (Foto/Video)
Aktivitetet festive për dhjetëvjetorin e pavarësisë, sot nisën me “Vrapimin e Pavarësisë” të aplinistëve kosovarë, të cilët vrapuan gjithsej 53 kilometra nga Klina deri në Koshare.
Sikurse ditëve të kaluara, edhe sot u plasuan dy videomesazhe për pavarësinë, një nga Shkëlzen Maliqi dhe tjetri nga Eliza Hoxha.
Shkelzen Maliqi: https://www.youtube.com/watch?v=a2sl1T7Q78U&t=13s
Eliza Hoxha: https://www.youtube.com/watch?v=BXm17UEXRvI
Më pas, me aktorët e rinj të filmit “Shok” dhe kolegët e tyre, u organizua edhe “fluturimi” me Zip Line për pavarësinë, në Rugovë të Pejës.
Kurse, në mbrëmje, në kinon ABC është shfaqur filmi “Trapped by Law”, si dhe kampionia botërore e Kosovës në World Wellness Fitness Overall dhe Victory World Wellness Fitness, Gentiana Beqa, në sheshin “Zahir Pajaziti” e ka promovuar edhe një disiplinë të re sportive.
Gjithashtu, artistja Eliza Hoxha, sonte e ka hapur edhe ekspozitën e saj “Midis ëndrrës dhe realitetit”, përmes së cilës ktheu në vëmendje të kaluarën, por duke përshkruar edhe të sotmen e Kosovës.
Ndërsa, kjo është agjendë zyrtare për nesër: