Ja si u kujdes stafi mjekësor në Stamboll për dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Me urdhërin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dy aeroplanë të ambulancës turke u dërguan në Prishtinë për të marrë 4 persona të lënduar rëndë pas shpërthimit të një bombole në Ferizaj.
Dy nga ta, Fatuk Salihun dhe Fatime Haxhidemën ateruan në aeroportin Sabiha Gokçen, shkruan Indeksonline.
Stafi mjekësor i përbërë nga më shumë se 15 persona u përkujdesën për të dërguar të lënduarit në spital.
Ende nuk janë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të përsonave në fjalë.
/Indeksonline/



