Gjyshinca i VV-së: Shala e Gashi më sulmuan e më ofenduan

Deputeteti nga radhët VV-së, Gazmend Gjyshinca, në “Info Magazinë” ka treguar rrjedhën se si u përplas me dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala dhe Arben Gashi, shkruan IndeksOnline.
Gjyshinca ka thënë se akademiku i LDK-së, Shala e ka sulmuar fizikisht atë.
Deputeti i VV-së tha se Shala e Gashi e kanë ofenduar e sharë atë, duke e quajtur budalla.
“Nuk kemi të bëjmë me një rrahje, por kemi të bëjmë me një sulm fizik. Ka sulmues dhe të sulmuar, unë jamë sulmuar me të dal nga mbledhja e Komisionit. Në mënyrë krejt të pa besë jam sumuar nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi.
Unë bëra thirrje që të qasen në kamerat e sallës dhe Kuvendit mirëpo,LDK-ja ka anëtarët e LDK-së kanë traditë të përgënjestrojnë atë që ka ndodhur.
Sot ka ngjarë diçka e papranueshme nga një njëri akademik është sulmuar një deputet tjerë. Për shkak se ajo çka shoh më bën të shoh në thirrjen e tij akademike.
Për mua shumë më e rëndësishme është të bisedojmë për Ministrinë e Punëve të Jashtme që ka sandale të shumta.
Unë pasi e kam marrë fjalën iu kam drejtuar z.Shalës , me konsideratën më të lartë iu kam lutur që ta sqaroj atë çfarë po them dhe kjo ka qenë ngushtë e lidhur me qëndrimin politik. Pastaj ka filluar një sulm verbal, ofendime e sharje.
Më kanë sharë e më kanë ofenduar në përgatitjen time, më kanë quajtur “budalla” është e papranueshme se si akademiku i vendit tim bie në këtë nivel.
Pasi unë jam kthyer e të i paraqes argumentet e mija për shkeljet në MPJ, z.Shala nuk ka lejuar që të përfundoj fjalimin dhe për një moment unë kam kërkuar dhe kam thënë “Të lutem, rri aty””, tha ai.