Ja si u shkarkua më 2008 zv.ministri i LDK-së që tha: Psh**** Qeverinë!

Në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, më 2008, pati vendosur ta shkarkojë zëvendësministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Naser Osmani, më 2008 për shkak të sjelljeve joparlamentare, për shkak të kërcënimeve dhe për shkak të fyerjes së Qeverisë.
Atëkohë, gjithçka ndodhi pasi ministri i Transportit Fatmir Limaj mori fjalën në emër të Qeverisë, ndërkaq kjo u pasua me reagimet e deputetit nga LDK-ja, Naser Osmani.
Këtë ngjarje e kujtoj dje drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, shkruan IndeksOnline.
“30 qershor 2008, seanca e Kuvendit:
– “Pshurrsha qeverinë”, tha nër dhëmbë zevendesministri nga radhët e LDK.
– “Po a? Sot ti shkon te shpija”, ja ktheu Fatmir Limaj nga radhët e PDK.
Po atë ditë u mor vendimi që të shkarkohej zëvendësministri.
Me bisht nën këmbë, LDK përbiu poshtërimin dhe emëroi një zëvendës dhe qeverisja vazhdoi deri në 2010, kur PDK vendosi të ‘pshurrë’ në koalicion dhe ta qoj LDK në opozitë?”, ka shkruar ai./IndeksOnline/