Ja si votoi diaspora
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot ka nisur procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave që kanë ardhur me postë, derisa në këtë proces s’janë përfshirë pakot me fletëvotime që kanë ardhur pas afatit ligjor.
Indeksonline është duke qëndruar në QNR, derisa sjell edhe rezultatet se si kanë votuar diaspora, deri tani sipas komunave nga rrethi i parë.
Kujtojmë se numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve do të bëhet në 23 tavolina numërimi.
Ndryshe, të gjithë shtetasit e Kosovës në diasporë kanë mundur të votonin nëpërmjet postës gjatë periudhës së votimit nga 19 shtatori deri 5 tetor 2019. /Indeksonline/























