Ja si votuan Amir Rrahmani dhe Franco Foda në “FIFA The Best”
Gjatë ditës së sotme u mbajt ceremonia e FIFA-së “The Best”.
Mbrëmja gala e FIFA-së, u mbajt në Doha të Katarit e cila ndau çmimet për lojtarët dhe trajnerët më të mirë të vitit 2025.
Gara në futbollin e meshkujve u dominua nga PSG, me Luis Enriquen që u shpall trajneri i vitit dhe Dembele si lojtari i vitit.
Në votime morën pjesë edhe trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda dhe kapiteni, Amir Rrahmani.
Votat e Franco Fodës për “FIFA The Best”:
Ousmane Dembele – 5 pikë,
Lamine Yamal – 3 pikë,
Harry Kane – 1 pikë.
Votat e Amir Rrahmanit për “FIFA The Best”.
Ousmane Dembele – 5 pikë,
Kylian Mbappe – 3 pikë,
Lamine Yamal – 1 pikë.
/IndeksOnline/

