Ja skuadrat, që fituan më së shumti para nga faza e grupeve, në “Champions”
Gjigantët bavarezë të Bayern Munichut janë skuadra që kanë siguruar më së shumti të ardhura nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Bundesligës kaluan më tej nga vendi i parë i grupit B, duke fituar të gjashtë ndeshjet.
Me të ardhurat nga të drejtat televizive, Bayern Munichu ka fituar 70 milionë funte.
Pas tyre renditet Barcelona, që ka fituar 69 milionë funte, që gjithashtu nuk pësuan humbje në fazën e grupeve.
Juventusi që fazën e grupeve e mbylli me 16 pikë, ka fituar 68 milionë funte, ndërsa Manchester City, renditet si skuadra angleze që siguroi më së shumti të ardhura, 66 milionë.
