10:12 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ja të kujt ishin 115 mijë eurot që u gjetën në Llogara

Një ngjarje e pazakontë u raportua një javë më parë nga Vlora, ku një familje gjeti një çantë dore një shumë prej 115.000 mijë eurosh.

Gazetari Erik Mehmeti ka zbardhur përmes një postimi në “Facebook” disa detaje rreth personave të cilëve u përkisnin paratë dhe për çfarë do të përdoreshin.

Statusi i gazetarit

Rreth një javë më parë, në këtë vend, një familje vlonjate gjeti në një çantë dore një shumë prej 115.000 mijë eurosh.

Ata kontaktuan policinë ku fillimisht i vunë në dijeni nëpërmjet telefonit për shumën dhe më pas i dorëzuan. Pasi morën falënderime nga policia dhe një “mal” me komente nga më të ndryshmet nëpër rrjete, familja vazhdoi jetën ndoshta dhe pak të trazuar nga ajo histori ndërsa 115.000 u sekuestruan nga prokuroria duke u depozituar në një llogari bankare. Lind pyetja: Kush ishin Ukrainasit që u identifikuan si pronarë të eurove?

Sipas burimeve të policisë, ishin një çift mjekësh të cilët do blinin një apartament në Sarandë dhe Shqiptari që i shoqëronte ishte drejtuesi i një agjencie imobiliare. Eurot vazhdojnë të jenë në sekuestro pasi edhe pse ishin deklaruar në dalje të Ukrainës, nuk kishte patur asnjë njoftim në Shqipëri….

Sa për ta sjellë në kujtesë si histori meqë ishin të shumtë komentuesit që i ngeli peng “pse nuk shkuan në Llogara atë ditë”