21:07 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Ja vetes, ja kujt”, Rita Ora e bën “like” fotografinë e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora minuta më parë ka postuar disa fotografi në Instagram, me anë të së cilave bën të ditur se do të jetë pjesë e jurisë në një TV show në Britani.

Gjysmën e flokëve të lëshuara, me një grim të veçantë e me një fustan të shkurtër ngjyrë të verdhë, ajo po dukej për mrekulli, shkruan Indeksonline.

Fotografitë, qysh në minutat e parë morën mijëra pëlqime e komente.

Por ajo që ra në sy është diçka tjetër. “Ja vetes, ja kujt”, Rita Ora ia bën like vetes në fotot e fundit.

Ajo padashje e kishte pëlqyer fotografinë e vet, pasi që menjëherë e bëri “unlike”./Indeksonline/