75 Mall Live Search
07:11 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ja vlejti pritja, Kida publikoi këngën e re dhe është një super hit

Pritjes i erdhi fundi, Kida ka publikuar projektin e shumë pritur.

Artistja e njohur lansoj hitin e ri që mabn titullin “Edhe sa” në të cilin vjen më ndryshe dhe më seksi se asnjëherë më parë.

Femra të bukura, para dhe bixhoz e makina, Kida ka bërë bashkë disa prej femrave më joshëse të showbizzit shqiptarë si Megi Pojani, Kejvina Kthella dhe Arta Elezaj, transmeton Indeksonline.

Brenda vetëm pak orëve të publikimit kënga ka arritur shikueshmëri të madhe në kanalin “Youtube” dhe s’ka asnjë dyshim që kënga do të jetë një hit i padiskutueshëm.

Kujtojmë që producent i këngës është Mixey, me tekst nga reperi Mozzik ndërsa për video u kujdes Elena Kelmendi.

Më poshtë super hiti i ri i Kidës./Indeksonline/