Jack Wilshere po stërvitet me këtë skuadër të Premier Ligës

Mesfushori i njohur anglez, Jack Wilshere, për momentin është pa skuadër.
Ish-futbollisti i Arsenalit megjithëse është pa ekip, po e mban gjendjen fizike në nivel, transmeton Indeksonline.
Ai është duke u stërvitur me skuadrën e Bournemouthit deri ta gjejë ndonjë skuadër.
28-vjeçari në sezonin 2016-2017 ishte pjesë e skuadrës së Bournemouthit./Indeksonline/