“Jackpot” për Real Madridin, fiton miliona euro nga eliminimi i Barcelonës, Sevillës e Atleticos!

Real Madridi është i vetmi klub spanjoll që është kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve. Ky privilegj do t’i sjellë edhe shumë miliona të tjerë skuadrës madrilene.
Kjo pasi që pjesa e fitimeve që shpërndan UEFA në bazë të peshës së tregut audioviziv të vendit do t’i ndahet vetëm Reali. Pjesa që do t’i takonte Barcelonës, Sevillës e Atleticos tani do t’i takojë vetëm Realit.
Rreth 30 milionë euro do të përfitojë Reali nga të drejtat televizive që do t’i ketë si skuadër e vetme spanjolle.
Edicionin e kaluar kishte përfituar në këtë fazë vetëm 11 milionë euro./Indeksonline/