Jackson: Ëndrra ime ishte të luaja te Bayerni

Nicolas Jackson në ditën e fundit të afatit kalimtar, u huzaua nga skuadra e Chelseas te Bayern Munich.
Sulmuesi senegalez ka një detaj interesant në marrëveshje, që nëse luan 40 ndeshje si titullar këtë sezon, Bayern do të obligohet të blej kartonin e tij, shkruan IndeksOnline.
Por Jackson në një intersvistë të fundit ka thënë se nuk po përqëndrohet te kjo pikë e marrëveshje, por dëshiron të bëj më të miren e mundshme, pasi e kishte ëndërr që të luaj te Bayerni.
“Nuk përqendrohem te 40 ndeshjet e mia si titullar. Dua vetëm të bëj më të mirën për Bayernin. Si lojtar, dëshiron të jesh aty ku të gjithë duan të jesh. E kam parë Bayernin gjithë jetën time. Ishte një ëndërr t’i bashkohesha këtij klubi të madh.”, ka deklaruar Jackson./IndeksOnline/