75 Mall Live Search
08:24 / E Hënë, 05 Shkurt 2024 / L K

Jacob Elordi dyshohet se po hetohet nga policia austriliane pas një zënke me një prezantues

Jacob Elordi thuhet se është përfshirë në një hetim nga policia australiane pas një grindjeje me një prezantues të njohur të radios jashtë një pijetoreje.

Aktori i “Euphoria” ishte në hotelin Clovelly në periferinë lindore të Sidneit për disa orë të shtunën pasdite para se ai t’i afrohej prezantuesit Joshua Fox.

Gazeta pohoi se ylli i “Saltburn”, 26 vjeç, ishte “ofenduar nga njëra prej pyetjeve të parashtruara nga Fox”.

Dyshja dyshohet se u përplasën përpara se Elordi të largohej nga skena.

Policia konfirmoi se po hetonte një incident që ndodhi rreth orës 15:30, ku përfshihej një 32-vjeçar, i cili dyshohet se u sulmua nga një 26-vjeçar, që besohet të jetë aktori i “Kissing Booth”, shkruan Page Six.