75 Mall Live Search
14:34 / E Enjte, 07 Shtator 2023 / L K

Jadon Sancho merr një ofertë të papritur, gati të bëhet bashkëlojtar me legjendat e Liverpoolit

Tensionimi i raporteve mes Ten Haag dhe Jadon Sanchos pritet të sjellë largimin e këtij të fundit nga Manchester United.

Raportimet e fundit nga Anglia thonë se Sancho ka pranuar një ofertë të majme nga skuadra arabe, Al Ettifaq.

Dy palët dyshohet se kanë hapur diskutime për një marrëveshje që do ta çonte anësorin në Arabinë Saudite për pjesën e mbetur të sezonit.

Për më tepër, Al Ettifaq do të ishte i hapur për të përfshirë një opsion blerjeje në marrëveshje.

Në rast se do të kalonte tek kjo skuadër, Sancho do të ishte nën urdhërat e legjendës së Liverpoolit, Stiven Gerrard dhe bashkëlojtar me dy legjendarët e kësaj skuadre, Henderson e Wijnaldum.

Afati kalimtar në futbollin arab mbaron pas 12 orëve./Indeksonline/