75 Mall Live Search
23:09 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Jadon Sancho pritet të startojë ndaj Kosovës

Kosovën e pret nesër mbrëma testi më i vështirë prej që u pranua në instancat ndërkombëtare të futbollit.

“Dardanët” përballen me Anglinë, e cila llogaritet ndër favoritet kryesore për ta fituar krejt Kampionatin Evropian 2020, shkruan Indeksonline.

Sipas burimeve të Sky Sports, talenti i Borussia Dortmund, Jadon Sancho pritet të startojë ndaj Kosovës, duke e lënë sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford në stol.

Bashkë me të, sipas disa raporteve mund të debutojë edhe talenti i Leicester, James Maddison./Indeksonline/