75 Mall Live Search
15:44 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Jaguar I-Pace shpallet Makina e Vitit në Botë

Jaguar I-Pace është shpallur fituesi i madh në Çmimet Botërore të Makinave 2019 që po ndodh para mediave në New York Auto Show. SUV-i elektrik britanik mori tre trofe në po aq kategori.

I-Pace fitoi çmimin Makina e Vitit në Botë 2019, duke mposhtur në garë Audi E-Tron dhe Volvo S60/V60.

Jaguar I-Pace fitoi poashtu Makina e Vitit në Dizajn dhe Makina e Gjelbër e Vitit, ku mposhti Suzuki Jimny dhe Volvo XC40, respektivisht Audi E-Tron dhe Hyundai Nexo.

“Është një nder që Jaguar I-Pace ka marrë një vlerësim të tillë nga juristët prestigjoz të makinave botërore”, tha CEO i JLR Ralf Speth.

“Ne filluam me një ideal, për të shkuar drejt vizionit tonë Destinacioni Zero; zero shkarkime, zero aksidente dhe zero mbingarkese. I-Pace është hapi ynë i parë për të arritur këtë” tha ai. /IndeksOnline/