Shfaqet filmi “Aurora Borealis” që flet për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
Në kuadër të javës së filmave hungarezë që organizohet nga Ambasada Hungareze në Prishtinë, Jahjaga Foundation në bashkëpunim me Ambasadën do të shfaqë filmin “Aurora Borealis” të regjisores hungareze Márta Mészáros.
Filmi trajton përjetimet e një gruaje të mbijetuar të dhunës seksuale në vitet 50, si dhe sfidat me të cilat përballen ajo dhe familja e saj si pasojë.
Filmi do të pasohet nga një panel diskutimi ku do të flasim për përshtypjet për filmin si dhe për dhunën seksuale në kontekstin e Kosovës.
I ftuar për të biseduar rreth kësaj është László Márkusz, Ambasador i Hungarisë në Kosovë dhe
Atifete Jahjaga, ish Presidente e Republikës së Kosovës.
Ngjarja do të zhvillohet të martën, më 26 nëntor 2019 nga ora 19:00 në Kino Armata në Prishtinë.
