75 Mall Live Search
12:08 / E Hënë, 24 Mars 2025 / mp

Jahja e Xhema drejtuan ndeshjen e çerekfinales në Kupën Evropiane

Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja e Sherif Xhema, kanë drejtuar tjetër ndeshje të rëndësishme evropiane në fundjavën e kaluar.


Jahja e Xhema ishin të deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për ta drejtuar takimin Olympiacos – Runar Sanderfjord, që ishte i pari i fazës çerekfinale të Kupës Evropiane për hendbollistë. Ndeshjen e zhvilluar të dielën në Greqi e fitoi Olympacosi me rezultat 37:31.
Ndeshja e kthimit është më 30 mars në Sanderfjord të Norvegjisë.


FHK-ja prezantohet vazhdimisht me gjyqtarë dhe delegatë në garat evropiane. Drejtimi i ndeshjes çerekfinale nga Jahja e Xhema dëshmon që besimi dhe vlerësimi ndaj zyrtarëve kosovarë të ndeshjeve sa vjen e rritet në EHF.