75 Mall Live Search
12:43 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

Jahjaga: Cima, artisti që na bëri të qeshnim në kohë të vështira

Ish- presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka shprehur ngushëllimet e saj me rastin e vdekjes së aktorit Rasim Thaçi- Cima.

“I hidhur lajmi për humbjen e artistit z. Rasim Thaçi – Cima”, ka shkruar midis tjerash Jahjaga, transmeton IndeksOnline.

Shkrimi i saj i plotë:

I hidhur lajmi për humbjen e artistit z. Rasim Thaçi – Cima.

Artist i cili në kohët më të vështira na bëri të qeshnim me humorin e tij.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve!