Jahjaga: Fuqizimi ekonomik i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës i nevojshëm për të vënë drejtësinë

Ish Presidentja e vendit Atifetej Jahjaga, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur për Këndin e Kurajos i cili sot u inaugurua në Kuvendin e Kosovës me inciativ të deputetës Donika Kadaj-Bujupi, transmeton IndeksOnline.
Jahjafa ka thënë se në këtë kënd do të ekspozohen punimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999.
“Punimet do të sigurohen nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova.
Fuqizimi ekonomik dhe promovimi i punës së grave, e sidomos të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës është më se i nevojshëm si avokim për të vënë drejtësinë në vend”, ka shkruar Jahjaga.