09:27 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Jahjaga takon znj. Albiright: Jemi me fat që të kemi

Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,  ka takuar ish- sekretaren e SHBA-së, Madeleine Albright.

 Jahjaga përmes një postimi në Facebook ka thënë se e ka falënderuar znj.Albright për pjesëmarrjen e saj në 20- vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ja postimi i plotë:

Shumë e nderuar me mikpritjen e sekretares Albright, të cilën e falënderova edhe njëherë që ishte pjesë e festimit të 20- vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Sekretarja Albright tha se ka kujtime të jashtëzakonshme nga kjo ngjarje dhe kudo që shkon flet për mikpritjen e popullit të Kosovës.

Jemi me fat që të kemi, sekretare Albright.